Bie mbështetja ruse për Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka 20 vjet që është në krye të Federatës Ruse, herë në pozitën e kryeministrit e herë si president.

Putin e përfundon mandatin e presidentit në vitin 2024 dhe bazuar në Kushtetutën ruse nuk ka të drejt që të kandidojë edhe për një mandat. Kjo ka ndikuar që në Rusi, qysh tani të flitet në lidhje me rolin e Putin pas vitit 2014.

Vitin e kaluar në Rusi janë bërë disa hulumtime në lidhje me popullaritetin e presidentit Putin dhe çka pas viti 2024. Në hulumtimin e realizuar nga organizata hulumtuese ruse “Levada Center”, pyetja kryesore ka qenë se ku e shihni presidentin Putin pas përfundimit të mandatit.

Nëse bazohemi nga të dalat e hulumtimit vërejmë se vetëm 38% e rusëve e shohin Putinin në pozita drejtues në Rusi, çka është shumë pak nëse e kemi parasysh mbështetjen që ka gëzuar më herët Putin. Në këtë si duket ka ndikuar koha e gjatë në krye të Rusisë dhe instalimi i pushtetit të monarkut. Në rezultat kanë ndikuar edhe kriza ekonomik, rënia e vazhdueshme e të ardhurave të rusëve si dhe ligji pensional, ligj i cili është llogaritur si një ndër ligjet më jopopullore të Putinit.

Opsion i cili është përfolur shumë kohëve të fundit, ai i Unionit Rusi-Bjellorusi, do të qonte automatikisht në ndryshimin e kushtetutës, çka do t’i mundësonte Putinit që të kandidojë për president të Unionit Rusi-Bjellorusi.

Si duket ky opsion tani është i pamundur, për shkak të acarimit të raporteve në mes të dy vendeve dhe dhënies së sinjaleve të Bjellorusisë për përafrim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas dështimit për krijimin e Unionit Rusi-Bjellorusi, në Rusi është duke qarkulluar edhe opsioni i ndryshimit të kushtetutës, çka është kërkuar nga vet presidenti Putin.

Edhe pse Putini në kërkesën e ti për ndërrimin e kushtetutës nuk ka kërkuar që të ndërrohet ligji për zgjedhjen e presidentit dhe t’i mundësohet edhe një mandat, shumë kush në Rusi mendon që ky është qëllimi kryesor i kërkesës së Putinit, për ndryshimin e kushtetuese.