Bie çmimi i patateve dhe domateve, shënon rritje çmimi i fasuleve dhe specave të djegës, në Kosovë

Në muajin gusht çmimi i perimeve ka ndryshuar në Kosovë.

Sipas statistikave të nxjerra nga ASK, patatet dhe domatet janë më lirë se në korrik.

Një kilogram patate në korrik kishte kushtuar 40 cent, kurse në gusht është 35 cent.

Kurse, një kilogram domate në korrik ishte 65 cent, kurse në gusht është 45 cent.

Por, ka nga perimet që kanë shënuar rritje në çmim nga muaji korrik në gusht.

Një kilogram fasule në korrik ishte 2 euro e 47 cent, kurse në gusht 2 euro e 52 cent.

Rritje të çmimit kanë pasur edhe specat e djegës. Një kilogram i specave të djegës në korrik kushtonte 78 cent, kurse në gusht 92 cent. /Indeksonline/