Sulmi me raketë i mëngjesit të sotëm në stacionin hekurudhor Kramatorsk në Ukrainë, ku mbetën të vrarë 50 civilë, u dënua ashpër nga presidenti amerikan Joe Biden.

“Sulmi në stacionin hekurudhor të Ukrainës është një tjetër masakër e tmerrshme e kryer nga rusët. Ata sulmuan civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin në siguri,” postoi Biden në Twitter.

The attack on a Ukrainian train station is yet another horrific atrocity committed by Russia, striking civilians who were trying to evacuate and reach safety.

— President Biden (@POTUS) April 8, 2022