Biden s’do t’i mungojë Trump në inaugurim: I vetmi vendim që pajtohem me të

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden kur u pyet nëse beson se forcat e rendit do të jenë në gjendje të sigurojnë ceremoninë e tij të inaugurimit më 20 janar, kur ai zyrtarisht merr çelësat e Shtëpisë së Bardhë, tha se ai ka “besim të madh në Shërbimin Sekret” dhe komitetin e inaugurimit.

“Unë kam besim në planifikimin që ka qenë në proces”, tha Biden gjatë fjalimit të tij nga Delaware.

Por, kur u pyet se si ndihet që Trump e ka bojkotuar ceremoninë e inaugurimit, Biden e quajti një nga gjërat e pakta që ai dhe Trump bien dakord, duke shtuar se është diçka e mirë që ai s’do të jetë aty.

Ndërkaq, për Mike Pence që u nda përfundimisht nga Trump dhe që e certifikoi Biden president në Kongres të mërkurën pasi ligjvënësit rikthyen kontrollin e dhomës – është ende “i mirëpritur” për të marrë pjesë.