Biden do të diskutojë për Ukrainën me ‘aleatët’ e Putinit, presidentin brazilian dhe kryeministrin indian

Joe Biden po planifikon të flasë me presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministrin indian, Narendra Modi këtë fundjavë për Ukrainën dhe çështjen “e shenjtë” të sovranitetit dhe integritetit territorial, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Lula dhe Modi po marrin pjesë në samitin e G7 në Hiroshima me ftesë të Japonisë, mikpritëse e sivjetme e G7, e cila përfshin gjithashtu SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë, Francën, Italinë dhe Kanadanë, raporton skynews.

I pyetur nëse i pari i shtetit amerikan do të bënte presion apo do t’u kërkonte të dy liderëve që të ashpërsonin qasjen e tyre ndaj Kinës dhe Rusisë, Sullivan tha se “unë mendoj se presioni është thjesht fjalë e gabuar. Dua të them, nuk është kështu. Presidenti Biden me këta liderë ka marrëdhënie të thella, si presidentin Lula dhe kryeministrin Modi”.

Në vend të kësaj, Biden do të “kërkonte mundësinë për të folur me të dy për rolin konstruktiv që çdo vend mund të luajë në mbështetjen e elementit më themelor të çdo rezultati, që është sovraniteti dhe integriteti territorial, i cili është i shenjtë në Karta e Kombeve të Bashkuara”, tha Sullivan para gazetarëve në Hiroshima.

Theksojmë se presidenti brazilian dhe kryeministri indian kanë refuzuar t’i vendosin sanksione shtetit rus si dhe kanë folur me admirim për presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndryshe, SHBA-ja ka lejuar aleatët të dërgojnë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë.