Lajmi i fundit

BIA serbe e përfshirë në protestën e sotme të serbëve në veri të Mitrovicës (FOTO)

Protestat e sotme të organizuara në Mitrovicën Veriore, e ku pjesëmarrës ishin liderët e Listës “Srpska”, lehtë janë të identifikueshme se organizatorin e kanë në Beograd.

Njëri nga drejtorët e shërbimit serb të inteligjencës – BIA, Bojan Dimiq, menjëherë pas përfundimit të protestës ka postuar në profilin e tij në facebook foto nga kjo protestë me statusin “Nuk ka kthim prapa” (origjinal “nema nazad”), shkruan Ballkani.info.

Bojan Dimiq, është një serb që ka jetuar gjatë në Prishtinë, kurse sipas të dhënave të siguruara nga institucione të Kosovës, është përfshirë në shërbimin sekret serb për shkak të afërsisë – nepotizmit me strukturat e dikurshme të Millosheviqit.

Sipas këtyre të dhënave, Dimiq ka mbajtur vazhdimisht lidhje edhe me njeriun e nëntokës së veriut të Kosovës Milan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka një fletarrest nga drejtësia e Republikës së Kosovës.

Përndryshe, nuk është e natyrshme që një figurë e shërbimeve të fshehta, siç është Dimiq, të postojë edhe të dhëna personale dhe mbi të gjitha impresione nga vetja e tij.

Dihet se ai ka autoritet dhe pozita edhe në klubin beogradas “Crvena Zvezda”, klub ky historikisht i afërt me struktura kriminale. Në këtë klub dikur ishte udhëheqës edhe krimineli i luftës i njohur si Arkan. /Ballkani.info*/