Nikolla Sandulloviq

“BIA më detyroi t’i puth fotografitë e agjentëve serbë të vdekur në Kosovë”: Sandulloviq flet sërish rreth torturave që përjetoi

Nikolla Sandulloviq, i cili kohëve të fundit është rrahur dhe torturuar nga shërbimi famëkeq sekret serb BIA, ka folur sërish për mediat ndërkombëtare rreth dhunës së ushtruar ndaj tij pas vizitës te varrezat e familjes Jashari, teksa ka ndarë edhe hollësi të reja për rastin, ku shpjegon për “Observer” se BIA e uli në gjunj dhe e detyroi të puth fotografitë në mur të agjentëve serbë që kanë vdekur në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

“Pastaj kur filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma.

Në hollin e selisë së BIA-s, ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë.

Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”, ka thënë Sandulloviq, siç e citoi “The Guardian”.

Tortura, thotë Sanduloviq, zgjati gjashtë orë. “Ata u ulën në të dyja këmbët e mia, më tërhoqën krahët dhe ma kthyen kokën mbrapa, ndërkohë që videografonin [skenat] dhe bërtisnin ‘tradhtar”.

“Në fund thash: ‘Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.”

VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq viziton Prekazin, tmerrohet nga krimet e Serbisë