BIA arreston një shqiptar në Luginë thonë se dërgonte armë në Kosovë

Pjesëtarët e BIA’s dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, kanë arrestuar në Bujanoc, A.B, me nacionalitet shqiptar, për shkak dyshimeve se ka kryer vepër terrorizmi, njoftoi portali proqeveritar serb “Kosovo online” duke u thirrur në një njoftim të BIA’s.

“Kosovo Online” tutje thekson se tek i dyshuari janë gjetur “një sasi e madhe armësh, 10 pushkë, një snajper me silenciator, një armë Scorpion me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni”.

“Dyshohet se armët janë siguruar përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në territorin e Kosovës”, thotë mediumi pro Vuçiqit.

“Të dyshuarit A.B. i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftim.