“Betohet” Labinot Tahiri: Veç sa t’i kryej edhe këto mbrëmje, më 1 janar e dorëzoi pasaportën
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, sot në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka deklaruar se nëse deri me 1 janar nuk ka ndonjë vendim për viza, ai dhe gjithë familjarët e tij do t’i dorëzojnë pasaportat e tyre dhe do të qëndrojnë në Kosovë gjatë gjithë kohës si shumica e qytetarëve të tjerë.
Ky reagim i deputetit, që njëherish është edhe këngëtar e humanist, vjen si pasojë e vonesave nga BE për një vendim konkret ndaj liberalizimit të vizave, përcjell Ballkani.info.
Deputeti Tahiri ka thënë se i ka edhe katër mbrëmje në Gjermani të cilat nuk mund t’i anulojë, por të gjitha ftesat pas datës 1 janar, do ti anulojë pasi që do ta dorëzojë pasaportën e tij.
Deklaratat e cituara, deputeti Tahiri i ka thënë në një video “live” në rrjetin social Facebook./Ballkani.info/