Betim Reçica: Qeveria më shkarkoi duke u bazuar në vendimin për përbërjen e saj, do ta padis!

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës Betim Reçica, konsideron se u shkarkua nga qeveria në mënyrë të kundërligjshme.

Reçica, i ka thënë Expose se shkarkimi i tij u bë duke u mbështetur në një dokument në të cilin tregohej përbërja e Qeverisë së re dhe nuk specifikohej asgjë për funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm pretendon se ishte interesuar disa herë që të takohet me ministrin e Infrastrukturës Lumir Abrixhiku, për të njoftuar me situatën brenda kësaj ministrie, por sipas tij një takim i tillë nuk kishte ndodhur, në mungesë të vullnetit të ministrit Abdixhiku.

E për të sqaruar situatën e krijuar pas vendimit për shkarkimin e tij, Reçica ka vendosur të ndjek rrugë ligjore, për çka me bindje u shpreh se gjykata do të vendos në favor të tij.

Për të mësuar më shumë për këtë rast dhe shkarkimet tjera, më poshtë mund të ndiqni dokumentarin e titulluar “Fshesa e shtrenjtë e Qeverisë Kurti”