Ish dhefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj gjuhës fyese dhe linçuese që, sipas tij, po përdoret në diskursin publik ndaj Daut Haradinajt.

Përmes një postimi publik, Tahiri ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe linçimit po krijon dhimbje dhe po dëmton familjet e shoqërinë kosovare.

“Gjuha fyese dhe linçuese krijon dhimbje, hap plagë dhe dëmton familjet e shoqërinë tonë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se kushdo që përdor ose nxit një gjuhë të tillë po i kontribuon përçarjes, e cila sipas tij historikisht i ka shkaktuar dëm shqiptarëve.

“Kushdo që hyn në këtë valle, duhet ta dijë se po i shërben pikërisht asaj përçarjeje që ndër breza i ka shkaktuar dëm shqiptarit”, u shpreh ai.

Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve dhe akterëve publikë që të ndalin gjuhën e urrejtjes dhe të reflektojnë mbi pasojat që ajo sjell në shoqëri.

“Ndaluni, sepse boll më u bë. Thirrni mendjes”, përfundoi Besnik Tahiri në reagimin e tij për Daut Haradinajn.