Besnik Tahiri prezanton 17 masa që do ta ringjallin ekonominë kosovare

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, njëherit zv/kryeministër i parë i publikuar 17 intervenime në ekonomi që do ta ringjallin biznesin dhe do ta zbusin ndikimin e pandemisë.

“Qëndrimi sa më afër bizneseve, e sidomos në këtë kohë pandemie, është misioni më fisnik dhe përgjegjësi institucionale. Mbështetja ndaj bizneseve e prodhuesve duhet të jetë në vazhdimësi, për avancimin e situatës në zhvillimin socio-ekonomik”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në këtë frymë, në Qendrën tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë shpërndava programin e Aleancës, që pjesën më të fortë e ka pikërisht atë ekonomik.  Gjatë bisedës me bizneset dhe duke dëgjuar nga afër për sfidat me të cilat ballafaqohen, prezantova fondin për ringjallje ekonomike”, ka thënë ai.

MASAT E PROPOZUARA

Ndërhyrjet publike në ekonomi ndahen në tri shtylla, me gjithsej 17 intervenime:

• Ndihmë për biznese – në formën e kredive të buta

• Ndihmë për qytetarët – në formën e transfereve

• Lehtësira fiskale – ndihmë për biznese dhe qytetarë

1.0 NDIHMA PËR BIZNESE

Qëllimi i kësaj ndihme është që të nxitet rritja e vëllimit ekonomik, të ruhen dhe shtohen vendet e punës, si dhe të mirëmbahen të hyrat në buxhetin e shtetit.

• Fondi për Rindërtim Ekonomik – 1 miliard euro

o Financohet nga paratë publike

▪ 20% Buxheti i shtetit – 200 milionë euro

▪ 10% nga Fondet e privatizimit – 100 milionë euro

▪ 10% nga Fondi i garantimit të kredive – 100 milionë euro

▪ 60% borxhi publik – 600 milionë

 o Financon kredi për ndërmarrjet e sektorit privat

▪ Grejs periudha dy vjet nga disbursimi i kredisë (kryegjëja dhe interesi)

▪ Afati i kthimit 5-10 vjet pas grejs periudhës

▪ Tavani i kamatës 3.5%

▪ Kreditë menaxhohen përmes bankave komerciale

▪ Diferenca në kamatë dhe kostoja e grej periudhës mbulohet nga Fondi.

 o Orientimi i financimit

▪ Mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve prodhuese

▪ Mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve që eksportojnë (prodhim/shërbim)

▪ Nxitje dhe mbështetje për ndërmarrje e projekte që mbrojnë ambientin

▪ Projekte turistike si: Brezovica e Borea

▪ Projekte për parqet teknologjike që ndihmojnë në uljen e kostove fikse për eksportues të shërbimeve digjitale

▪ Ndërmarrjet prodhuese të ushqimit që zëvendësojnë importet

▪ Sektorëve të ndikuar më së shumti nga pandemia, siç janë: HORECA (hotelet, restorantet, kafiteritë, etj.) dhe ai i transportit, të cilëve do t’u garantohet riprogramimi i kredive ekzistuese nëpër bankat komerciale, duke futur grejs periudhën, koston e së cilës e mbulon fondi.