Ferizaj ka pritur me shumë energji pozitive Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë të ditur kandidati i kësaj partie për deputet, Besnik Tahiri, përmes një postimi publik.

Tahiri, i cili mban numrin 2 në listën zgjedhore të AAK-së, ka theksuar se Aleanca dhe kryetari i saj, Ramush Haradinaj, do të vazhdojnë të jenë në krah të Ferizajt dhe të gjithë Kosovës.

“Ferizaj, faleminderit për pritjen me shumë energji pozitive. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ramush Haradinaj do të jetë në krah të Ferizajt dhe Kosovës, këtë e kemi dëshmuar dhe prapë do ta dëshmojmë”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i tij shoqërohet me thirrjen elektorale #129k, në kuadër të fushatës zgjedhore të AAK-së, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të partisë për zhvillimin e vendit dhe mbështetjen ndaj qytetarëve.