Besnik Tahiri kundërshton ashpër kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero, çfarë thotë për parullën “Krejt dhe Drejt”

Deputeti nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë që e udhëheq Albin Kurti, duke thënë së kthimi në pikën zero të ligjit të pagave është mashtrimi tjetër i qeverisjes njëvjeçare.

“Kthimi në pikën zero të ligjit të pagave është mashtrimi tjetër i qeverisjes njëvjeçare & dëshmi për pazotësi & arrogancë mbi sektorin publikë” ka shkruar Tahiri, në Twitter.

Po ashtu, Tahiri ka shkruar edhe për parullën e Vetëvendosjes “Krejt dhe Drejt” për të cilën ka thënë se “paska qenë vetëm më i kap votat”.

“Parulla “Krejt dhe Drejt” paska qenë sllogan me i “kap votat” dhe jo program për të mbrojtur të drejtën elementare të zyrtarëve publikë”, ka thënë ai.

Tutje, Tahiri në postimin e tij ka bashkangjitur edhe një foto ku shihet vendimi i për themelimin e Ekipit Punues për hartimin e draftit fillestar të Projekt Ligjit për pagat në Sektorin Publik.