Besnik Tahiri ia çon një porosi Lutfi Hazirit që tha “presidenti kalon kah zyrat e LDK’së”

AAK’ja iu është përgjigjur sot nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Hazirit, që ka deklaruar se emri i presidentit kalon nga zyrat e Lidhjes Demokratike.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në emisionin Frontal në T7 ka thënë se nuk bën të flitet kështu.

Sipas tij, duhet të punohet në mënyrë transparente e se LDK’ja tashmë i ka dy pozita të rëndësishme, kryeministrin dhe kryeparlamentarin.

“Nuk folet bre kështu, qysh kalon, s’bahet presidenti pa AAK’në a e ka LDK kryeministrin edhe kryeparlamentarin, nuk bon me fol kshtu, nuk punohet kshtu. Punohet në mënyrë transparente”, ka thënë ai.