Besnik Tahiri i reagon VV-së: Shkojmë në zgjedhje kur të doni

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka folur para deputetëve për bllokimin dhe pamundësinë për tu votuar projektligjet në Kuvendin e Kosovës për të disatën herë me radhë.

Tahiri deputetëve iu ka thënë, që nuk iu frikësohen zgjedhjeve.

“Mund të shkojmë në zgjedhje kur të doni, bash kur të doni”, tha Tahiri.

Ndërsa, Selimi i tha se kjo ishte një ofertë ekskluzive, pasi VV dëshiron që tani të shkojnë në zgjedhje.

“Na dha një ofertë ekskluzive, tha shkojmë në zgjedhje kur të doni. Na qitash po dojmë. Nuk është rruga e vetme mocioni, ka edhe rrugë të tjera, është dorëheqja, që ju do të na linit pa tekst. Ama një ta dini që na jemi shumë të vendosur për me shku në zgjedhje”, i replikoi Selimi-Tahirit.