Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 2, Besnik Tahiri, ka vlerësuar atmosferën dhe mbështetjen e qytetarëve në Gjakovë gjatë hapjes së fushatës zgjedhore, duke thënë se qyteti “kuq e zi” dëshmoi edhe një herë fuqinë dhe besimin për ndryshim.
Përmes një, Tahiri tha se Gjakova e hapi fushatën “ashtu siç i ka hije qytetit të qëndresës”, me zemër, dinjitet dhe besim në fitore.
“Sonte, qyteti kuq e zi dëshmoi edhe një herë se kur bashkohet Gjakova, zëri i saj dëgjohet në gjithë Kosovën. Nga ky qytet i sakrificës dhe krenarisë, nisëm rrugën drejt një fitoreje që i takon qytetarëve”, ka shkruar ai.
Tahiri theksoi se Gjakova e njeh çmimin e lirisë dhe di kujt t’i besojë, duke shtuar se qytetarët kërkojnë njerëz të dëshmuar në kohë të vështira dhe që nuk e harrojnë qytetarin.
Sipas tij, energjia dhe atmosfera e krijuar gjatë mbrëmjes dëshmuan se fryma e ndryshimit tashmë është zgjuar.
“Faleminderit, Gjakovë, për mikpritjen, besimin dhe fuqinë që i jepni kësaj rruge. Bashkë drejt fitores”, përfundoi Tahiri.







