Besnik Tahiri: Financimi i qëndrueshëm i komunave hap kyç drejt reformave në nivel lokal

Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri ka shpejguar konceptin e projekt-ligjit për financim të qëndrueshëm nëpër komuna.

Në një postim Facebook, Tahiri tha se projektligji ofron zgjidhje për tejkalimin e sfidave të komunave me qëndrueshmëri të vogël financiare, raporton Ballkani.info.

Sipas tij <<koncept-dokumenti dhe përgjithësisht fusha e financave të pushtetit lokal paraqet elementin më substancial që bashkërisht me vendimet dhe veprimet tjera të ndërmarra nga Qeveria t’i hap perspektivë të re zhvillimit ekonomik lokal>>

Postimi i plotë i Tahirit

Financimi i qëndrueshëm i komunave hap kyç drejt reformave në nivel lokal

Në kuadër të mbështetjes për komunat dhe proceseve reformuese, në mbledhjen e 75-të Qeveria miratoi Koncept-Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal dhe disa vendime në favor të mbështetjes së Komunave. Koncept-Dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal, ofron një qasje të re të financimit të kompetencave komunale; ofron qartësi për financimin e zjarrfikësve, inspektorëve të tregut, inspektorëve sanitarë dhe fito-sanitarë.

Përtej kësaj, forcon autonominë dhe disiplinën e komunave në menaxhimin e financave, duke ndihmuar edhe në përmirësimin e planifikimit. Njëkohësisht forcon transparencën në ndarjen e granteve komunale. Ky Koncept-Dokument garanton financim të shërbimeve sociale në komuna, sfidë kjo e potencuar përvitshëm nga Raporti i Progresit. Përtej kësaj, projektligji synon të vendosë parime, kritere dhe balancë të investimeve qeveritare, njëkohësisht të stimulojë performancën komunale.

Projektligji ofron zgjidhje për tejkalimin e sfidave të komunave me qëndrueshmëri të vogël financiare, njëkohësisht i përgjigjet kontestit që është krijuar me avancimet e ligjeve sektoriale.
Ky koncept-dokument dhe përgjithësisht fusha e financave të pushtetit lokal paraqet elementin më substancial që bashkërisht me vendimet dhe veprimet tjera të ndërmarr.