Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka përcjellë një mesazh motivues drejtuar mbështetësve të tij, teksa fushata zgjedhore po hyn në javën e fundit.
Në një postim publik, Tahiri ka theksuar energjinë pozitive, mbështetjen e vazhdueshme dhe motivin për të punuar edhe më shumë, duke i cilësuar ato si shtyllat kryesore të rrugëtimit drejt fitores.
“Edhe një javë drejt fitores. Energjia pozitive, mbështetja e pakursyer dhe motivi për të punuar edhe më shumë janë forca jonë”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka ftuar qytetarët dhe strukturat e AAK-së që të japin maksimumin edhe në ditët e mbetura të fushatës, me synimin për të realizuar ndryshimin që, sipas tij, po vjen.
Ai ka përmbyllur mesazhin me një falënderim për të gjithë ata që po e mbështesin në këtë garë zgjedhore. Besnik Tahiri është kandidat për deputet nga AAK-ja me numrin 2 në listën zgjedhore.







