Qeveria e Kosovës

Besnik Tahiri e heq kravatën në emision: Albin Kurti nuk jep dorëheqje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është i bindur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe këtë vit të qeverisjes së tij nuk do të jep dorëheqje.

Tahiri në emision DPT te Fidani në ATV ka thënë se Albin Kurti nuk e ka mbështetjet e qytetarëve si në vitin 2021-të dhe nuk do të ketë mundësinë për të bërë qeverinë vet por i duhet edhe një partnerë në koalicion.

“Ky nuk ka arsyeje me shkuar ne zgjedhje, pse nuk ka arsyeje ky e din që 50 % kurrë në jetën e vet nuk i fiton. E din që shumë afera që janë publikuar. E din që duhet me bë koalicion qoftëse është i pari, nuk dihet ende kush është i pari me dikë që nuk ka lenë zezë pa thënë për ta, e din që ndryshon loja fortë, edhe ky zotëria deri në muajin shkurt. Më 14 shkurt është ditë e premte 2025-ta është dita e fundit e fushatës zgjedhore, deri në muajin shkurt aty është rrini shlirë”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka edhe disa kërkesa për shefin e ekzekutivit.

“E para kërkesa ime për Qeverinë Kurti është mos e le Kosovën në gjysmë të rrugës. Mos u mshef me retorikë popullsite për shkak se e ke pranuar asociacionin është letër bardhë e zi. Më falni që iu kam mashtruar të gjithëve që nuk e bëjë asociacionin as marrëveshjen as për tokë të Manastirit. A e dini çka ka bë ky në Deçan sa herë ka shkuar nëpër oda ka folur për këtë punë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga kryeministri i vendit të bëjë më shumë për shërbyesit civil në Kosovë.

“Të mendon pak për 80 mijë shërbyes civil siguria juridike e zyrtarëve publik është e tmerrshme, paga e tyre, sektori privat e ka mujt sektorin publike. Të mendon po ashtu edhe për investime në vend”, tha Tahiri.

I pyetur për dorëheqjen e Kurtit nga pozita e Kryeministrit ai është përgjigjur shkurt “Përjetë të jetës nuk jep”.

Tahiri ka thënë se Albin Kurti e ka pranuar Asociacionit, ndërsa për implementimin sipas tij” nuk varet prej tij, sepse duhet me shkuar në Gjykatën Kushtetuese”./Ballkani.info/