Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka marrë pjesë sonte në “Darkën Kombëtare të Bizneseve”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, një ngjarje që pasqyron rëndësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit të biznesit në Kosovë.
“Gjatë fjalës sime, falënderova kryetarin Agim Shahini dhe secilin anëtar duke theksuar se Aleanca Kosovare e Biznesit është një institucion që ka lënë gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në adresimin e nevojave të anëtarëve të saj, por edhe në këshillat dhe sugjerimet e vyera që u ka dhënë dy qeverive të kaluara”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij, tash nuk është momenti për të folur për politikë.
“Nëse kthejmë kokën pas dhe reflektojmë mbi 25 vitet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, pa asnjë dyshim, një kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë çdo ndërmarrës dhe korporatë, duke mbajtur gjallë shtetin tonë, kontribuar në buxhetin e Kosovës dhe duke qenë shtylla kryesore e zhvillimit të saj. Çështja e dytë lidhet drejtpërdrejt me fatin tonë të përbashkët. E, fati i Kosovës nuk qëndron në dorën e asnjë partie politike apo qeverie të veçantë. Qeveritë kanë ardhur dhe kanë shkuar, por ajo që mbetet gjithmonë është përkushtimi i qytetarëve dhe ndërmarrësve tanë”, ka theksuar tutje ai.
Postimi i plotë:







