Nga Baballoqi
Besnik Doda, talenti i futbollit nga Deçani që po mahnit me lojërat e tij te KF Gjakova
I lindur në vitin 2007 në fshatin heroik të Baballoqit – komuna Deçanit, nga mosha 8 vjeçare u regjistrua te shkolla e futbollit Gjakova. Për Besnik Dodën u nevojit shumë pak kohë që talenti i tij i jashtëzakonshëm të vërehet jo vetëm nga trajnerët e KF Gjakova, por edhe nga shumë trajnerë klubeve si ne vend, ashtu edhe nga Shqipëria.
Me skuadrën U17 të KF Gjakova, Besniku këtë vit shkëlqeu me 18 gola të shënuar dhe ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të Superligës në kategorinë Kadetë U17.
Besnik Doda është futbollist standard i ekipit te U17 të KF Gjakova dhe njëherit kapiten i kësaj kategorie.

Sensi i tij për pozicionim dhe përfundim të aksioneve, e bën Besin futbollistë kërcënues në sulm.
Shkathtësia, ritmi, lëvizja dhe dinamizmi i tij e bëjnë atë një kërcënim të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.
Është i shpejtë dhe ka gjuajtje precize, por në veçanti, Besniku njihet si driblues i mirë që udhëheq mirë me topin dhe i detyron kundërshtarët t’i shkaktojnë faulle në zona të rrezikshme përpara 16-metërshit.
E veçanta Besnikut është futbollist që luan në tri pozita: Mbrojtës i djathtë, mesfushorë ofensiv si dhe pozita e tij e veçantë – sulmues i krahut të djathtë.
Ndaj këtij djaloshi kanë vërshuar oferta të shumta nga vendi dhe jashtë, ndërsa pritet të ftohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës U17.