Zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropë brenda një viti.

Bislimi në “Context”, në ATV ka shtuar edhe për Raportin nga BE që është kritikuar ndalimi i eksportimit të grurit.

“Kosova ka arritur me e rrit eksportin brenda një viti për 67%. Është rritja më e madhe që është shënuar në Evropë. Raporti thotë se ka progres të limituar se nuk e kemi miratuar një amendament të CEFTA-s.”, ka thënë Bislimi në Context.