Besnik Bislimi: Do t’i fitojmë 62 deputetë pa votat e mërgatës, a po e kuptoni pse s’po me merr gjumi?

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi i ka komentuar rezultatet e sondazhit që e la në gjysmë Armend Muja, pasi aderoi në këtë parti.

Sipas sondazhit të “Rrinvest”, fituese e zgkjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 54, 1 për qind që i bie 62 deputetë.

“54.1% e votave përkthehet ne 62.7 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa përfshirë votat e mërgatës! A po e kuptoni tani pse gjumi është luks?”, ka shkruar ai menjëherë pas publikimit të sondazhit.

Besnik Bislimi ditë më parë tha se rritja e Vetëvendosjes është e frikshme dhe se po e lë pa gjumë.