Juristi i njohur

Besnik Berisha: Rasti i djalit të shefit të AKI-së është kurdisje, Shpend Maxhuni s’bën të dorëhiqet

Juristi i njohur,Besnik Berisha ka thënë se rasti i ndalimit të djalit të shefit të AKI-së, për dyshim të armëmbajtjes pa leje si dhe poesedim të substancës narkotike është një kurth dhe assesi sipas tij nuk duhet kërkuar dorëheqja e Shpend Maxhunit për këtë çështje.

Këto deklarime juristi i dha sot në Zona B ndërsa tha se e gjithë kjo po bëhet për shkak të funskionit që posedon Shpend Maxhuni, njofton Klan Kosova.

”Gjithcka në këtë skenën që e zhvillojmë cdo ditë është e mundur, por këtë sulm që është bërë ndaj mbiemrit Maxhuni, e konsideroj për shkak të funksionit të Shpend Maxhunit”.

”Sepse krimet e kryera që sipas policisë nuk janë bërë nga djali i zotrit Maxhuni, ndodhin çdo herë. Ai zyrtar policor që e ka plasuar atë raport nga brenda policisë, i ka borxh këtij qytetari të flas e të tregojë të vërtetën atë”.

”Dyshoj që është një kurdisje e menduar e bërë edhe nuk përjashtohet mundësia e bërë edhe nga Policia e Kosovës. Sepse ka vetëm pak javë që Shpend Maxhuni u ekspozua në atë barkën në Ujman”.

”E gjithë kjo po ndodh që ta dëmtojnë Shpend Maxhuni dhe funksionin e tij që ka bërë deri më sot”.

Klan Kosova ka pasur një ofertë të çuditshme për të bërë publik lajmin e ”Rastit Maxhuni” saktësisht në ditën kur ka ndodhur veprimi. Megjithatë për faktin se ishin burime që nuk dihej nga vinin, Klan Kosova ka koonsideruar që kushdo që merr përsipër të identifikohet me burimin mund të deklarohet.

Redaksia e Klan Kosovës ka pritur që të ketë një emër por nuk ka pranuar askush të deklarohet, ndërsa në lidhje me përgjegjësinë e mediave juristi Besnik Berisha ka vlerësuar se secili duhet të tregojë përgjegjësi ndaj instutucioneve duke kërkuar që rasti i fundit të jetë mësim për zyrtarët:

”Nuk është më mjegull çështja se çfarë ka ndodhur atë natë”.

”Mua më vjen keq që është djali i Shpend Maxhunit. Ai është bërë viktimë vetëm sepse është djali i Shpend Maxhunit”.

”Kemi këtë viktimizimin sekondar që është bërë nga institucioni. Derisa të provohet një fakt që është i rëndësishëm, dashja e tij apo viktimiizimi në një rast të caktuar nuk bënë të pushkatohet”.

”Nuk po flasim që Shpend Maxhunit iu është zbuluar një skandal sa ishte ai në Polici. Deri më tash kemi një artikull gazete që e ka kryer gazetari puënën e vet, që nuk bazohet në atë se cka thotë policia. Në mesin e policëve nuk kanë qenë të gjithë miq as të Shpend Maxhunit”.

”Besoj që inspektorati policor që në rastin konkret ka mundësi të kenë shoqëruar brenda për brenda policisë për tu plasuar në opinion mund të ketë qenë i qëllimshëm. Jo për të dalur tek djali i tij por për të arritur më shpejt tek dorëheqja e Shpend Maxhunit”.

”Duhet të luftojmë për një shtet ku figuron rendi dhe ligji”.

”Nuk është trajtuar njëjtë sepse policët në rastin konkret e kanë viktimizuar djalin e tij me një raport. Ose është shitur policia ose ka dështuar AKI-ja ose të dyjat bashkë kanë arritur për të vepruar”.

”Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit po thotë që as nuk ka qenë posedues i armës e as përdorues i narkotikut”.

”Unë po iu besoj variantit të institucioneve derisa nuk ka variant tjetër të besueshëm dhe kredibil. Derisa nuk ka një situatë të besueshme jo që s’flitet e s’duhet të flitet për dorëheqjen. Ne po e sfidojmë një forcë e cila në këtë rast është dashur të jetë objektive”.