Të premten kryetari i komunës së Mitrovicës dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri së bashku me gjithë nëndegën e AKR-së në Mitrovicë ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti.
Më rastin e aderimit Agim Bahtiri e ka vlerësuar lartë veprimtarin e Albin Kurtit dhe kandidaturën e tij për kryeministër, sikurse që edhe lideri i VV-së tha se Mitrovica është me fat që e ka kryetar Agim Bahtirin.
Sonte është publikuar edhe fotografia e parë e Agim Bahtirit në zyret e VV-së, ku shihet se është mbajtur edhe mbledhja e parë e përbashkët e VV-së në Mitrovicë.
Këtë foto e ka publikuar Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe ish zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka.
“Me mendje e pahamendje! Më shumë se kurrë më parë, Kosova ka nevojë për ndryshim pozitiv. Me Agimin e bëmë ndryshimin në Mitrovicë, ndërsa së bashku me Albinin do ta bëjmë ndryshimin në gjithë Kosovën. Me Kryetar Agim Bahtirin! Me Kryeministër Albin Kurtin!”, ka shkruar Besnik Beka.
