Besimtarët myslimanë falën Kurban Bajramin në sheshin e Tiranës

Besimtarët myslimanë në gjithë botën këtë të shtunë festojnë festën e Kurban Bajramit, që mbahet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvjetshëm në Mekë.

Kjo festë disa ditore, e njohur si Festa e Sakrificës, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët.

Shumë besimtarë në Shqipëri kanë bërë faljen e namazit të Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.