Zhdukja e Vllado Ivanoviqit nga Zubin Potoku më 3 mars të këtij viti, nuk dihet nëse ka të bëjë diçka me ish-liderin e iniciativës qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.
Kështu ka thënë për Ballkani.info në prononcimin e tij, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Nuk kemi asnjë informacion që ky ka lidhje familjare me Oliver Ivanoviqin”, ka thënë ai.
Për rastin në fjalë policia të martën raportoi se gjeti veturën e braktisur të të njëjtit person i cili punonte si taksist në veri të Mitrovicës.
Në lidhje me këtë u dhanë detaje se brenda veturës Forenzika ka vërejtur edhe njolla gjaku.







