Besian Mustafa krah Abdixhikut një ditë pasi humbi garën për kryetar të LDK-së

Ministri në detyrë, Besian Mustafa që dje dështoi t’i fitonte votat që do ta rendisnin të parin në garën kundër Lumir Abdixhikut e Lutfi Hazirit është parë sot në homazhet që ka bërë kreu i ri i Lidhjes Demokratike te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Nga atje, Besian Mustafa ka pasur një mesazh për unitet.

Ai ka thënë se LDK-ja do ta kthejë elektoratin aty ku e ka vendin.

“Të unifikuar, bëmë homazhe tek varri i Presidentit historik të Kosovës dhe lideri i parë i LDK-së. Rrugëtimi ynë, si partia më demokratike në vend, drejt lavdës së dikurshme, nuk ka për të qenë i lehtë. Por, rruga e vështirë, me një ekip të duhur, bindshëm do e kthejë LDK-në në zemrën e secilit, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar ai.