Besarta për ditëlindjen e Hamëz Jasharit, në Prekaz: Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…

Heroi i kombit, Hamëz Jashari, sot do të festonte ditëlindjen e tij të 71-të.

Vajza e tij, Besarta, e cila është e mbijetuara e vetme e betejës së Jasharajve, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë një urim të ndjerë për këtë ditë.

Ajo ka zgjedhur që ditëlindjen e Hamëz Jasharit ta urojë tek shtëpia e Jasharajve në Prekaz, ku përmes rreshtave kujton ditët kur jetonin të gjithë së bashku.

“Babushi, këtu e dikur!

I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje “për mëmëdheun” dhe mbroje pragun e nderin.

Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…

Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjës tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më 5 mars bëhen 23 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Ky është postimi i plotë i Besarta Jasharit: