Besart Berisha largohet nga Prishtina

Sulmuesi Besart Berisha është larguar nga FC Prishtina, raporton Insporti. 

Berisha dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për ta shkëputur kontratën. 

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë për shkak të lëndimit ai nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

Sulmuesi 36-vjeçar debutimin me fanellën bardh e kaltër e bëri kundër Dritës në Gjilan. Ai në atë ndeshje u inkuadrua si rezervist dhe zhvilloi 15 minuta.

Me Prishtinën zhvilloi vetëm tri ndeshje. Ndaj Dritës, Gjilanit dhe Malishevës.

Besarti pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në kontinetin e largët – Australi, aty ku edhe shkroi historinë, duke u shëndrruar në golashënuesin më të mirë në histori të A-Ligës me 148 gola (Liga e parë e futbollit në Australi).

Po ashtu, Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve.