Besa Shahini: Me dhunë nuk merret pushteti

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, në ditën e fundit të mësimit ka shfrytëzuar mundësinë që të flas edhe për gjendjen politike në vend.

“Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet”, ka shkruar Shahini në Facebook.

“Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla”.

Më vjen keq që partitë e pashpresa, në sajë të dëshpërimit të tyre elektoral, po dhunojnë gjithçka që u del përpara! Por me dhunë nuk merret pushteti dhe këtë fakt shpresoj ta kuptojnë sa më pare”.