Kompania e sigurimeve “Besa” ka reaguar pas ngjarjes ku u lakua emri i tyre si cak i një sulmi në afërsi të Albi Mall-it.
Ata mohojnë raportimet që furgoni i tyre është cak i sulmit, duke thënë se mjeti i tyre vetëm ka qëlluar në vendngjarje, ndërsa pre e këtij sulmi ka rënë një kompani tjetër e sigurimeve, shkruan Ballkani.info.
“Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave.”, ka shkruar në fjalë.
Postimi:







