Besa mposht Borcin e Banjallukës në Kupën Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas ka shënuar fitore të madhe në Kupën Evropiane duke e mposhtur Borcin e Banjallukës.

Besa të shtunën në palestrën “Karagaçi” fitoi me rezultat 24:22 në ndeshjen e parë të raundit të tretë të kësaj gare. Pas pjesës së parë Besa kishte epërsi më të thellë, por kishte vështirësi në lojë në pjesën e dytë. Por megjithatë e mbajti epërsinë dhe në fund fitoi me dy gola epërsi, 24:22.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.

Kjo fitore shihet si revansh për humbjen që Borci ia kishte shkaktuar vjet më parë.