Besa Gaxherri

Besa Gaxherri: Qysh guxon një deputete me shku me bisedu me një myfti për të miratuar një ligj

Për çështjen e Ligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, Besa Gaxheri është shprehur e ‘habitur’ se si ‘një a dy deputete’ të bisedojnë me një klerik fetarë siç është myftiu Naim Tërnava.

Gaxheri është shprehur se për të ka qenë tepër shqetësuese ky fakt pasi që kjo çështje është e rregulluar me kushtetutën e vendit.

Kështu ka thënë Gaxheri në emisionin “Personale” në Televizionin Dukagjini.

“Një deputete kishte shkuar tek myftiu Tërnava me diskutu për këtë ligj, Për mu ka qenë tepër shqetësuese. Qysh guxon 1 deputet/deputete me shku me diskutu me klerikë fetar për çështje që i kemi në kushtetutë. Në qoftë se ne guxojmë me bë gjëra të tilla, vet deputeti e deputetja. Çfarë duhet të kërkojmë te qytetarët? Çfarë shembulli po japim? Duhet organet kompetente të ndërmarrin hapa. Kemi gra me të drejtë që kanë probleme, dhe duan të kenë fëmijë ato bëjnë shpenzime me mijëra euro. Shteti ynë po pretendon me ofru një mundësi të tillë me shpenzime më pak. Me aspektin se një grua pa pasur burrë, nuk mund të bëjë fëmijë, është absurde për të diskutuar dhe menduar. Nuk kemi të drejtë të përzihemi”, ka deklaruar Gaxheri.

Gaxheri ka shtuar se institucionet e vendit vazhdojnë të jenë të brishta dhe mentaliteti në aspektin politikisht nuk është ashtu siç duhet.

“Kjo është një ndër temat, ose qasja ose sjelljet e deputetëve që kur krahasoj me mandatin e parë dhe atë të sotit, me shqetësim dhe po shoh degradim. Nuk po kërkoj me u përkushtu sikurse ne, por nuk mund të arsyetohet askush që me u fut në ato salla, me besimin e njerëzve dhe të përkthesh në ideologjinë tënde personale është e pafalshme. Kur shoh deputetë dhe deputete, që nuk e dinë apo nuk e njohin, apo nuk duan me respektu kushtetutën e vet. E cila hyn në kuvend me u betu me to dhe fillon me shkelë atë, e pikërisht këso ligje për mu është e pafalshme. Tregon që ende institucionet janë të brishta dhe mentaliteti jonë politikisht nuk është ashtu siç duhet. Secili mundemi me mendu ndryshe por kemi ligje dhe Kushtetut, pa marrë parasysh ideologjinë, profesionin dhe qëllimin duhet të respektoj atë”, ka shtuar Gaxheri.