Besa befason edhe Trepçën ’89

Pas fitores befasuese ndaj Dritës, Besa që tashmë matematikisht është jashtë Superligës, ka nxjerrë pikë edhe ndaj Trepçës ’89.

Pjesa e parë e ndeshjes nisi me iniciativën e mysafirëve që shënuan në minutën e 20-të. Diellor Beseni shënoi për të kaluar ekipin e tij në epërsi prej 1:0.

Pas golit të pësuar futbollistët e Trepçës ’89, ishin më kërkues.

Mitrovicasit në pjesën e dytë kishin iniciativën duke krijuar më shumë raste shënimi. Në minutën e 64-të vendasit arritën të barazonin rezultatin me Arbnor Muja për 1:1.

Deri në fund mitrovicasit tentuan të gjenin golin por mbrojtja vendase nuk lejoj të mposhtej duke bërë që ndeshja të mbyllet 1:1.

Me këtë barazim Trepça ’89 ka 36 pikë ndërsa Besa 12 sosh në fund.