Bersant Beka është zgjidhur kryeshef i Ndërmarrjes Publike “Termokos”. Beka ishte në garë me ish kryeshefin, Fisnik Osmani, por se ky i fundit, siç merr vesh Ballkani.info nuk mori fare pjesë në intervistë.
Intervistimi i Bekës është bërë më 2 tetor, kurse dje ka dalë rezultati. Sipas “Termokosit”, Beka ka marrë 93.25 pikë. Bersant Beka është ish-drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës. Beka kishte mbajtur edhe pozitën e shefit të kabinetit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Beka ishte larguar nga pozita e drejtorit në Komunën e Prishtinës gjatë qeverisjes së Përparim Ramës, ndërsa largimi i tij nga kjo pozitë ishte shoqëruar me vlerësime kritike rreth performancës. /Ballkani.info/








