Anësori i Cityt

Bernardo Silva mirëpret kalendarin e ngarkuar të Premier Leagues

Manchester City është futur në një periudhë ku do të zhvillojë 13 ndeshje brenda 6 javëve, por kjo gjë nuk përbën problem për futbollstin portugez të “Citizens”, Bernardo Silva.

Kjo fazë përfshin ndeshje të vështira ndaj Chelseat dhe Liverpoolit në Premier League, dhe sfidën me Leicesterin në EFL Cup.

Tradita e futbollit anglez për të mos pauzuar as në peridhën festive të fundvitit shpesh ka ngjallur pakënaqësi te trajnerët, por Bernardo Silva e mirëpret kalendarin e ngjeshur.

“Është pak e ndryshme sepse ku kam luajtur në Portugali dhe Francë kemi pasur pushimet e fundvitit. Këtu nuk pushojmë dhe është pak e komplikuar, por është mirë të luash çdo tre ditë. Ne ankohemi pak por është mirë sepse ne e dashurojmë këtë lojë, gjithashtu është një traditë në Angli kështu që duhet ta respektojmë”, nënvizoi Silva.

Manchester City u shpall kampion sezonin e kaluar pa probleme duke koleksionuar 100 pikë, 18 më shumë se ndjekësi i parë, United, por këtë stinor duket se gjërat janë vështirësuar me Liverpoolin që e ndjek skuadrën e Guardiolas hap pas hapi, teksa “The Reds” kanë vetëm dy pikë më pak, Bernardo Silva e ka pranuar se këtë vit është më vështirë dhe se e kanë harruar triumfin e edicionit të kaluar.

Manchester City ka një ndeshje të vështirë këtë të shtunë gjersa do të vizitojë Londrën për t’u ballafaquar me Chelsean.