“Nuk mund të flas për detajet, por Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq ia doli të mënjanojë rrezikun e menjëhershëm për vendosje të sanksione ndaj Serbisë”, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke folur për takimet në Granda të Spanjës në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, ku disa vende evropiane kanë kërkuar ndëshkimin e Serbisë pas ngjarjeve në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Bëranbiq tha se Vuçiq “ia doli me sukses të ndalojë keqinformimin nga Prishtina” për çka propagandoi se autoritetet kosovare kanë përdorur sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit për të shtyrë përpara sanksionimin e Serbisë.

“Besoj se dje në Granada presidenti Vuçiq ia doli të garantojë mbrojtjen e Serbisë, nuk mund të jap hollësi, por mendoj se ia doli. A ka përfunduar kriza, jo. Ka ende presione të mëdha nga të gjitha palët, presione të mëdha në rajon…një dëshirë e madhe për të përdorur këtë situatë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë”, ka shtuar Ana Bërnabiq, siç e citoi RTV.

Brnabiq përsërit se “është mënjanuar rreziku i sanksionim” dhe se “nuk mund të flasë më shumë për këtë”.