Bërnabiq nga Veriu flet për “paqe” dhe thotë se do të “luftojmë” për serbët

Nga veriu i Kosovës, ka folur sot Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Ndonëse tha se do të dërgonte mesazhe paqeje, ajo akuzoi autoritetet kosovare për “provokime” e tha se do t’i mbronin serbët dhe dinjitetin e tyre.

“Për mua, kjo vizitë ka shumë përmbajtje emocionuese. Kur unë e kalova pikën administrative, u ndjeva sikur i takoja këtij vendi”, ka thënë Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në veriun e Mitrovicës.

“Sot dua të çojë një mesazhe të thjeshtë këtu nga Kosova, që është mesazjh për paqe, stabiliteti dhe tolerancë”, tha tutje ajo.

Kjo është vizita e parë e Kryeministres serbe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ajo tha se do t’u mbrohet serbëve “dinjiteti”.

“Ne do të jemi me serbët në çdo kohë, siç e kemi dëshmuar. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për njerëzit tanë dhe dinjitetin e tyre në Kosovë”, tha Bërnabiq.

Gjatë këtij adresimi, ajo bëri fushatë për pushtetin e Presdentit Aleksandër Vuciq, të cilit i shërben, duke thënë se investimet për serbët këto vite, janë më të mëdha se sa cka është bërë për 40 vjet.