Zdravko Ponosh

“Bërnabiq është për Vuçiqin siç është Vuçiqi për Sheshelin”

Kryetari i partisë “Qendra Serbe”, Zdravko Ponosh, ka thënë se propozimi që Ana Bërnabiq të jetë kryetare e Kuvendit të Serbisë ishte i pritshëm, pasi siç tha ai i ka të gjitha kualifikimet që priten prej saj. “Pritej një zgjidhje, e denjë për paraardhësin e saj Orliq, në mënyrën se si ai e ushtroi atë detyrë”, tha ai.

“Ana Bërnabiq është surpriza ime më pozitive, ajo bëri më shumë përparim, ajo luftoi aq fuqishëm dhe me guxim”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq të mërkurën pas mbledhjes së Kryesisë së SNS-së, transmeton Ballkani.info.

Zgjedhja e Bërnabiqit tregon qasjen e Vuçiqit, pra kuptimin e tij se për çfarë shërben parlamenti.

“Bërnabiq është e denjë për paraardhësin e saj Orliq, në mënyrën se si e ka ushtruar këtë detyrë. “Bërnabiq është një nga më të talentuarat dhe entuziazmi i Vuçiqit për të është plotësisht i justifikuar, ajo është studentja e tij më e mirë, ashtu siç ishte ai për Sheselin”, tha Ponosh.

I pyetur nëse Bërnabiq është “kundër” opozitës, ai thotë:

“Kjo është përvoja e Vuçiqit se për çfarë shërben Kuvendi, ku poshtërohet opozita, ku pengohet diskutimi thelbësor për çështjet më të rëndësishme. Sa herë që opozita kërkonte të diskutohej për Kosovën dhe Vuçiqi të jepte një raport për të, që të jepte mendim kuvendi, ai dorëzonte një raport nga udhëtimi i tij zyrtar, çfarë ka ngrënë, me kë ka shtrënguar dorën…”.

Siç tha ai, për një funksionim të tillë të Kuvendit, Bërnabiq është një zgjidhje e shkëlqyer.

“Ajo i ka të gjitha kualifikimet për atë që kërkohet prej saj, përveç se ajo duhet të freskojë pak gjuhën serbe dhe mendoj se ka kohë të merret me këtë,” tha ai.