Bërnabiq e quan politik vendimin për mos ekstradimin e Morinës në Serbi

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq deklaroi sot në Shkup se refuzimi i autoriteteve maqedonase për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Beograd është kryesisht vendim politik.

“Për ne, ky është një vendim politik që ndërhyn drejtpërdrejt me ligjin”, tha Bërnabiq në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.

E pyetur nëse kishte biseda për ekstradimin e Morinës në takimin me homologun e saj maqedonas, Brnabiq tha se ata folën hapur për të gjitha temat dhe se ekstradimi i Morinës ishte çështje e gjyqësorit.

Brnabiq deklaroi se nuk mendon se Zaev mund të ndikojë në këtë mënyrë, pasi as ajo nuk mund të ndikojë në vendimet e gjykatës në Serbi. Në të njëjtën pyetje Zaev u përgjigj se ishte një vendim i autoriteteve gjyqësore dhe se vendime të tilla ishin marrë jashtë çdo ndikimi politik.

loading…