Pamje të tmerrshme

Bërlloku mbulon Tregun e Gjelbër në Prishtinë, tregtarët ia hedhin fajin AKP-së (Video)

Tregu i Gjelbër në Prishtinë është mbuluar me mbeturina. Që një muaj e gjysmë kompania e pastrimit nuk i ka marrë mbeturina pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka shkëputur kontratën me këta të fundit.

Përparim Ramadani tregtar ka treguar për Ballkani.info shqetësimin e tij në lidhje me mbeturinat që gjendet në këtë treg.

Ramadani ka thënë se faturën e kanë paguar rregullisht nga 7 euro në muaj për mbledhjen e mbeturinave.

Sipas tij, AKP-ja nuk ka bërë asnjë kontratë të re me tregtar për çështjen e mbeturinave.

Ai ka edhe një shqetësim që ndërlidhet me punën e tyre.

Ramadani ka treguar se për gjendjen në të cilën ndodhet tregu është njoftuar edhe Inspektorati Tregut i Komunës së Prishtinës.

Akuza ka hedhur për bordin e ri të AKP-së.

Hiç më mirë nuk ndodhet as tualetet të cilët i përdorin tregtarët. /Ballkani.info/