Sali Berisha

Berisha thirrje policisë: Mos prekni protestues, se do e ta pësoni

Edhe mbrëmjen e sotme në rrugën “Mustafa Metohiti” ose siç njihet ndryshe si rruga e Salës dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë.

Berisha ka mbajtur fjalën nga ballkoni i shtëpisë ku ndodhet nën ‘arrest shtëpie’, ku i ka bërë thirrje policisë që të mos prekë asnjë protestues.

Gjithashtu ai u ka bërë thirrje që të mos zbatojnë urdhra të ministrave kriminale që mbrojnë krimet e tyre. Lironi menjëherë protestuesit paqësor.

“Të dashur misionare dhe misionarë, qëndrestare dhe qëndrestarë. Mbrëmë luani u zgjua, mbrëmë pas një dekade e përlotur, nëna Shqipëri ka fjetur e buzëqeshur. Këtë buzëqeshje ia dhuruat ju.I mbaj mend ditët e para të janarit, fjalët e para të thëna këtu. Më kujtohet se jam shprehur para jush, sa herë ju shoh nga kjo dritare ndjeja se frynte era e ndryshimit.

Është thuajse hyjnore të shohësh se në vetëm 50 ditë, një erë, ajo erë mbrëmë ishte kthyer në një uragan të pandalshëm ndryshimi. Me guximin tuaj, sakrificën tuaj, fjalimet tuaja të zjarrta, plotë patos, frymëzuese, ju rrugën e Shpresës e shndërruat në uraganin e Shpresës, bulevardin, Tiranën, Shqipërinë e shpresës. Prandaj dhe sonte dua të nis fjalën time me një falënderim dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

Një falënderim për të gjithë ju guximtarë që në ditët më të vështira për opozitën nuk u trembët, qëndruat të palëkundur për kauzën e drejtë që ju besoni. Një falënderim për të gjithë ju, që dhe në ditët më të vështira qëndruat këtu, në çadra, pa çadra, në shi, acar, për të vrarë frikën tek shqiptarët.https://zeri.info/inarticle.html

Një falënderim sonte nga ju atyre qindra e mijëra shqiptarëve, që mbrëmë si shqiptarë të vërtetë mbushën bulevardin e kombit në një kohë që kundra tyre ishte tentuar çdo lloj forme presioni, frike dhe intimidimi. Si shqiptarë të vërtetë ju nuk u mashtruat, nuk u frikësuat, por ju mbrëmë qëndruat dhe dhatë të qartë mesazhin për Shqipërinë dhe botën se jemi këtu, në këmbë, se jemi në misionin tonë në betejë pa kthim, për votën e lirë, dinjitetin tonë, pluralizmin, demokracinë, për veten, familjet tona, për të ardhmen e rinisë dhe Shqipërisë. Faleminderit shumë miq, mirënjohje të pakufishme të të gjithëve ju që me guximin, entuziazmin, energjinë vullkanike e bëtë më të bukur, më madhështore se kurrë, kryeqendrën e vendit, inauguruat për qytetarët shqiptarë misionin shenjtë të kthimit të votës së lirë tek shqiptarët dhe fitoren plebishitare të opozitës.

Një vlerësim të veçantë kam për drejtuesit qendror dhe lokalë të PD dhe të gjithë organizatorët e uraganit që në 20 shkurt, ktheu Shqipërinë në rrugën e fitores. Për të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit tanë që u mblodhën dje në Tiranë, se bashku me popullin opozitar dhe ndryshuan historinë. Një vlerësim të veçantë për deputetët e PD që nisën të parët betejën pa kthim në parlament dhe të mosbindjes civile dhe me një akt përgjegjësie të lartë, vendosën të bashkohen në diversitet, nën çatinë e shtëpisë së tyre, rigjallëruan gjithë familjen tonë të madhe dhe jo vetëm.

Bashkimi në diversitet i deputetëve të PD, ka futur tashmë politikën dhe demokracinë shqiptare në një epokë të re, frytet e së cilës do ti shihni taman, kur ne të kthehemi në pushtet. Një mirënjohje të veçantë për të gjithë aleatët tanë opozitarë për kontributin e tyre. Bashkimi ynë është fitorja e Shqipërisë. Të dashur miq!

Unë në emrin tuaj dua të ju dërgoj një përshëndetje dhe ti përqafoj të gjithë ata qëndrestarë të cilët u arrestuan barbarisht dhe u keqtrajtuan nga banditë me uniformë dhe tu them se, të gjithë ne jemi me ju dhe të paralajmëroj banditët, mos prekni protestues paqësor sepse do të ndaheni shumë keq.

Mos prekni protestues paqësor se nuk mund të imagjinoni ato që do të pësoni. Mosbindja civile nuk njeh forcë dhe kufi që nuk mposht. Mos zbatoni urdhra të ministrave kriminale që mbrojnë krimet e tyre. Lironi menjëherë protestuesit paqësor”, tha Berisha.