Berisha raportimit të Mehajt: Kujdes me rrenat se ushtria e Kosovës deshi të përfshihet në operacion policor

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, pas raportimit të ministrit Armend Mehaj, doli në një konferencë për media ku tha se lajmet që FSK është përfshirë në operacion policor janë të rrejshme.

“Këtu kemi të bëjmë me ushtrinë e Kosovës dhe ne si deputetë, ju si gazetarë, e kemi ndjenjë ushtrinë e Kosovës. Dhe duhet të kemi kujdes me prodhimin e këtyre lloj rrenave dhe manipulimeve se kinse Kosova ose ushtria e Kosovës ka dashur të përfshihet në një operacion policor. Ne aspirojmë NATO-n dhe e kemi Policinë e Kosovës që mund t’i menaxhojë këto situata. Krejt këto janë trillime të panevojshme”.

Berisha tha se FSK po punon të anëtarësohet në një organizatë të madhe në NATO dhe jo të përfshihet në aksione të tilla.