Një video e publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha nxjerr në pah një moment komik e dramatik të policisë së shtetit.

Makina e shërbimit e një patrulle policie ka mbetur pa karburant (apo bateri) e është detyruar ta shtyjë automjetin, një moment komik kur mendon se ajo makinë shërben edhe për të ndjekur krimin e për të siguruar qetësinë e rendin publik.

Por nga ana tjetër dhe një rast dramatik, pasi del qartë nga video se çfarë makinash po përdor shteti shqiptar për të ruajtur qytetarët e tij.

Berisha në dixhiturën e tij përdor një shprehje të “vjetër” të Saimir Tahirit (kjo eshte policia qe duam), sigurisht me tone ironike.

“Policia qe duam e Narkoshtetit te Norieges!”-shkruan Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/945117255677600/?t=0