Gazetari Ridvan Berisha ka publikuar sot një fotografi në profilin e tij në Facebook me zyrtarin e PDK-së, Sami Lushtakun.

Ai ka thënë se ky nuk ishte një takim rasti, e se kanë diskutuar për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që ky subjekt ka shpallur zgjedhjet e brendshme.

Berisha ka ironizuar duke thënë se “më vjen keq që nuk e ka pyetur për këtë takim deputeten e Listës “GUXO”, Doarsa Xhelilin”.

“Takim rasti? Po natyrisht qe jo. Me bollëk lajme për PDK e nesërme!

Me vjen keq nga deputetja me vokacion autokratik Doarsa Xhelili qe nuk e kam pyet për këtë takim, i kërkoj ndjese !”, tha ai.

Gazetari është përfshirë në debatin që ka nisur Mentor Shala me deputeten në fjalë.