Zafir Berisha

Berisha: Për kauza të rrejshme të Albin Kurtit u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për kauza të rrejshme nw karrierën e tij politike.

Në 17-vjetori e protestës së 10 shkurtit, ai ka thënë se për kauza të rrejshme të Kurtit në këtë protestë janë vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti erdhi në pushtet duke i viktimizuar nëpër rrugët e Prishtinës.

“Para 17 vitesh, për kauza të rrejshme të Albin Kurtit u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Ata u vranë dhe shumë u lënduan në protesta kundër “Pakos së Atisarit” e cila i parapriu shpalljes së pavarësis për shtetin e Kosovës të cilin sot e udhëheq vetë. Erdhi në pushtet duke i viktimizuar shumë të gjorë nëpër rrugët e Prishtinës, që nuk ishin në gjendje ta kuptonin misionin e tij për të penguar 17 shkurtin e 2008”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kurti me të njëjtat mashtrime po vazhdon edhe sot.

“Po i njejti mashtrues vazhdoj t’i msnipuloj mbështetësit e e tij, dikur thën se nuk duhet të bisedohej me Serbinë pa kërkuar falje për gjenocidin në Kosovë e shumë pallavra të tjera!!! Ai sot, përveç që bisedon, bën edhe marrveshje të dëmshme për Kosovën në takime e darka me Vuçiqin, të cilit sa herë i jepet mundësia e lutën të nënshkruaj marrveshje me të, pa çka se për 20 vite në mënyrën më të poshtër të mundëshme i ka afendu dhe linçu të tjerët për takimet me përfaqësuesit e Serbisë”, ka shkruar Berisha.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së