Zafir Berisha

Berisha: Për dy dekada është heshtur ndaj fushatës kundër UÇK-së, kjo do t`i kushtojë shtetit të Kosovës

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se për dy dekada është heshtur ndaj një fushate të orkestruar kundër UÇK-së.

Ai ka treguar se kjo heshtje do t`i kushtojë shtetit të Kosovës dhe jo individëve që kanë qenë objekt të kësaj fushate.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata që e kanë bërë këtë fushatë janë “legen” të shoqërisë.

“Për më shumë se dy dekada është heshtur përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve të UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, heshtje e cila nuk do ta dëmdoj individin siç pretendojn disa legena që janë llymi i shoqëris, por do ta dëmtoj ADN e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Berisha.