Berisha “non-grata” / Hetimet nga DASH nisin që nga viti 2000

Gazetari i emisionit “Zona Zero” në Top News,Thimi Samarxhiu, tregoi sot në studio rastin e një shqiptari, banues në SHBA, që i kishte bërë një kërkesë Departamentit Amerikan të Shtetit pas shpalljes non-grata të Sali Berishës.

“Kërkesa e drejtuar DASH u bë më 9 qershor, 2-3 javë pas shpalljes non-grata të Berishës nga Blinken,” tregon gazetari.

Sipas tij, kërkesa ishte bërë për të dhëna nga data 1 janar 2000 deri më 8 qershor 2021.